Stacioni policor

​Përurohet stacioni policor në Shtime

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot do të organizojë ceremoninë e përurimit te stacionit policor në Shtime.

Objekti përmbush standardet e një objekti modern, përfshin një hapësirë me sipërfaqe prej 800m2, konsiderohet se vlera e objektit të arrij shumën e investimeve prej rreth 300 mijë eurove. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj si dhe përfaqësues të institucioneve tjera relevante.

Sipas policisë, projekti për objektin e stacionit policor ka qenë i nevojshëm dhe do të krijojë kushte më të mira për punë dhe kushte për funksionim më efikas për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.