Futboll

​Përsëri pritje të gjata për biletat e ndeshjes Kosovë – Maltë

Edhe sot qysh herët në mëngjes janë krijuar radhë të gjata para pikave të shitjes Ipko për t’i blerë biletat për ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe Maltës.

Ndeshja e Dardanëve do të zhvillohet të enjten dhe do të jetë e vlefshme për garën më të re të UEFA-s, Ligën e Kombeve. Kosova do të luajë për herë të dytë një ndeshje me karakter garues në shtëpi, raporton Gazeta Express.

Shitja e biletave kishte filluar dje në orën 17:00 në pika të ndryshme të shitjes nëpër qendrat e Kosovës. Njerëzit ishin grumbulluar duke pritur rreth një orë më parë për t’i blerë biletat me çmim prej 2 euro deri në 10.

Dje kishte eskaluar situata dhe policia ishte detyruar të ndërhynte me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë personat që prisnin në radhe për t’i blerë biletat. /Gazeta Express/