IHMK

​Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.