LAJMI I FUNDIT

​Pak orë para ndeshjes Kosovë-Spanjë, FFK lëshon edhe dy njoftime të tjera

Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar edhe dy njoftime të tjera në prag të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Spanjës e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Njoftimi i parë ka të bëjë me thirrjen për ruajtjen e biletave nga ata që i posedojnë për shkak se vlejnë edhe për lëvizjen në kohën e orës policore.

“Federata e Futbollit të Kosovës njofton poseduesit e biletave që t’i ruajnë ato si dëshmi për lëvizje të lirë pas ndeshjes Kosovë – Spanjë gjatë orës policore.”

FFK po ashtu ka bërë thirrje për të gjithë ata që do t’i parkojnë vetura e tyre prapa Pallatit të Rinisë që pagesën ta kryejnë gjatë hyrjes në parking në mënyrë që të shmanget tollovia pas përfundimit të ndeshjes.

“Gjithashtu njoftojmë të gjithë ata që e shfrytëzojnë parkingun prapa Pallatit të Rinisë që pagesën e parkingut mund ta bëjnë edhe gjatë hyrjes, me qëllim që të shmanget grumbullimi dhe tollovia e tepërt e veturave tek pjesa e pagesës pas përfundimit të ndeshjes.”, thuhet në fund të njoftimit të FFK-së.