COVID-19

​Pacienti nga Infektiva i mllefosur në Labinot Tahirin: Zoti të marroftë VIDEO

KosovaPress, ka sjell pamje dhe rrëfime ekskluzive nga brenda Klinikës Infektive, mes vuajtjeve të pacientëve dhe rrotull mjekëve e infermierëve.

Aty mori rrëfime të mjekëve por edhe pacientëve.

E njëri ndër pacientët, shprehu mllefin e tij ndaj këngëtarit Labinot Tahiri, i cili po vazhdon ta mohojë këtë pandemi.

“Labin shkoni intervistojeni që del para kamerave e thotë rrena janë këto… Ma mirë tash shumë prej të hënës jam këtu kurrë më mirë se sot nuk kam qenë”, i thotë këto fjalë me vështirësi ky pacient.

Këngëtari Labinot Tahiri në protestën e organizuar nga artistët dhe gastronomët, tha se pandemia Cpvid-19 nuk ekziston, duke thënë se nëse dikush infektohet nga kjo protestë, është në gjendje të vuajë dënimin me burg.