Kryetarja e Kuvendit

​Osmani për ngushëllime në Gjilan: E kemi ndjerë këtë tragjedi

Në xhaminë e fshatit Cërnicë të Gjilanit, janë hapur dyert për ngushëllime. Të shumtë janë ata që po vijnë për kryeshëndoshë, për pesë anëtarët e familjes Bllaca, të cilët vdiqën tragjikisht mesditën e së martës.

Në ditën kur Gjilani ka shpallur ditë zie, e flamujt janë vendosur në gjysmë-shtizë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka ardhur në vendin prej edhe nga vjen, për të bashkëndjerë dhimbjen e qytetarëve të këtij vendi.

Osmani: Kemi dashur që sot të jemi pranë jush në këtë ditë zie

“Jemi tronditur jashtëzakonisht shumë secili prej nesh. I njoh shumicën e qytetarëve të Gjilanit, e kam njohur djalin, Fisnikun. E kemi ndjerë këtë tragjedi. Pranoni ngushëllimet tona. Kemi dashur që sot të jemi pranë jush në këtë ditë zie”, tha Osmani.

E vëllai i Zeqirit, Milaim Bllaca ka falënderuar komunën dhe udhëheqësen e Kuve ndit të Kosovës, që po qëndrojnë pranë tyre në momentet më të vështira, siç tha edhe ai vet.

Bllaca: Po të mos ishin miqët, kishim eksploduar

“Po të mos ishin këtu këto organe, këto miq, dashamirë të kombit shqiptarë kishim eksploduar. Andaj deri në vdekje e lusim Zotin t’i ruaj mendët”, tha Bllaca.

Pesë anëtarët e familjes Bllaca janë varrosur dje tek varrezat e fshatit Cërnicë.

Kosova u trondit mesditën e së martës nga një vrasje e cila ndodhi brenda familjes. Aty u shua një familje e tërë pesë anëtarëshe.

Në lidhje me këtë rast, sipas hetimeve të para të bëra në vendin e ngjarjes, dyshohet se zyrtarja e policisë së Kosovës, Valdete Bllaca, ka shtënë me armë zjarri nga e cila ka lënë të vdekur nënën Hanifen, babën Zeqirin si dhe dy vëllezërit Blerimin e Fisnikun. Motivi i kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihet.