​Nuk kishte karrige të lira, presidenti finlandez ulet në shkallë

Në rrjetet sociale, po shpërndahet një foto në të cilën shihet presidenti finlandez Sauli Niinistö.

Fotografia është bërë disa javë më parë dhe është e veçantë, pasi presidenti ishte vonuar pak për panairin e  librit në qytetin e Turkut ku erdhi për të dëgjuar fjalimin e gruas së tij.

Niinistö ishte pak vonë për ngjarjen kështu që të gjitha karriget ishin të zëna. Kjo nuk e pengoi atë që të ulej në shkallët ku disa njerëz tashmë ishin vendosur. Edhe pse disa njerëz atypari i ofruan të ndërrojnë vendet, ai megjithatë vendosi të qëndrojë aty ku ishte ulur, transmeton KosovaPress.

Presidenti modest i Finlandës me këtë veprim mund të turpërojë shumë nga liderët evropianë.