I huazuari nga Liverpooli

​Nuk e duan as në Turqi, Karius do të largohet nga Besiktasi

Drejtuesit e Besiktasit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e portierit Loris Karius i cili iu bashkua klubit turk këtë verë në formë huazimi nga Liverpooli, pas gabimeve trashanike që kishte bërë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Por ai nuk po mund të gjejë veten as në Turqi dhe paraqitjet e deritanishme kanë qenë nën nivel.

Në bazë të marrëveshjes, Karius duhet të qëndrojë në Stamboll për dy vite, por kanë mjaftuar tre muajt e parë që portieri gjerman t’i bindë përfundimisht drejtuesit e klubit turk se nuk e ka marrë veten nga ato gabime.

Liverpooli gjithashtu nuk dëshiron t’i shtojë një barrë trajnerit Jurgen Klopp, ndaj nuk do të lejojë që Karius të kthehet në “Anfield”.

Tani klubet pritet të ulen për të gjetur një zgjidhje tjetër dhe ekziston mundësia që ai të transferohet në një skuadër tjetër gjatë janarit.