njoftim

​Një person zhduket në Klinë

Në polici një person ka raportuar se vëllai i tij prej 30 dhjetorit ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Sipas ankuesit, vëllai i tij merret me ndërtimtari dhe kryen punë nëpër vende të ndryshme dhe ka menduar se është duke kryer punë dhe nuk e kishte raportuar rastin deri më 3 janar, pasi që i njëjti nuk ka pasur ndonjë problem me askënd.