Raporti 24 orësh

​Një i vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Në  24 orët e fundit në Shqipëri raportohet për një të vdekur nga koronavirusi dhe 17 raste të reja nga 545 testime të kryera, si dhe 37 të shëruar.

Sipas Ministrisë së Shqipërisë, në vend janë 364 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.

Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 9 në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Pogradec, 1 në Divjakë, Tepelenë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus Shqipëria ka konfirmuar 274.236 raste, 270.378 janë shëruar, 364 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.494 pacientë.