Ish-presidenti

​Nishani: Neglizhenca mund të sjellë përplasje të rrezikshme në Shqipëri

Degradimi i një ekuilibri në mes funksioneve të institucioneve që veprojnë në Shqipëri, shtetin shqiptar e ka quar drejt një krize të madhe institucional, politike dhe ekonomike, të cilen asnjëherë nuk e ka pasur deri tash. Ndërsa, çdo nënvlerësim i përgjegjësisë mund të sjellë situata të rrezikshme.

Kështu po vlerëson ish presidenti shqiptar, Bujar Nishani i cili në një intervistë ekskluzive ka folur për gjendjen aktuale në Shqipëri dhe përplasjet në mes presidentit, Ilir Meta dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama lidhur me zgjedhjet lokale.

Sipas Nishanit, Shqipëria sot ka institucionet më të dobëta që kishte ndonjëherë, pasi që krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bërë pjesë e politikës.

Për tejkalim të kësaj situate të krijuar në shtetin shqiptar ish-presidenti, Bujar Nishani kërkon që të merren më me seriozitet, pasi çdo neglizhencë mund të sjell një përplasje mes qytetarëve dhe politikës.

Sipas tij, integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Evropian është bllokuar. Ndërkohë, fajtor kryesor për këtë e bënë politikën aktuale të Shqipëërisë të udhëhequr nga Edi Rama.

Nishani ka shtuar se kjo klasë politike është duke e rrezikuar edhe lëvizjen e lirë të popullit shqiptar.

loading...