E jashtëzakonshme

​Nga xhudo në Ushtrinë e Kosovës, Kuka paralajmëron kalimin e xhudistëve elitarë në ushtrinë e vendit

Sporti i xhudos është sporti i cili deri më tani e ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Me ne krye trajnerin Driton Kuka, xhudistet si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Nora Gjakova e Akil Gjakova kanë pushtuar Evropën dhe botën me tituj të shumë si medalje të arta, të argjendta e të bronzta.

Së fundit, ekipi kosovar i xhudos mori pjesë në “European Open” në Zagreb të Kroacisë ku Laura Fazliu u stolis me medaljen e brozntë.

Atje, ekipin kosovar të xhudos e vizitoi Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Armend Mehaj dhe duke folur për këtë takim, Driton Kuka ndër të tjera ka paralajmëruar një kalim të xhudistëve elitarë të Kosovës në forcat elitare të Republikës së Kosovës.

“Së shpejti Xhudistët Elitarë sipas modeleve të shumë shteteve do jenë pjesë e forcave Elitare të ushtrisë sonë, në forma dhe modele si shteti Kroat apo ndonjë model tjetër! Kosova mbi të gjitha …”, shkruar Kukan ë profilin e tij në “Facebook”