VV

​Në pritje të miratimit të buxhetit, LVV ia feston ditëlindjen Rexhep Selimit

Deputetët e Vetëvendosjes ia kanë festuar ditëlindjen shefit të grupit të tyre parlamentar, Rexhep Selimi.

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ma uroi ditëlindjen sonte me një tortë midis dy leximeve të buxhetit”, ka shkruar Selimi.

Postimi i Selimit në Facebook:

Kapërcyem mesnatën dhe po shkojmë drejt mëngjesit këtu në ambientet e Kuvendit. Erdhi, jo veç dita, por edhe ditëlindja ime – data 15.
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ma uroi ditëlindjen sonte me një tortë midis dy leximeve të buxhetit.
Faleminderit Ekipit ma të mirë që ka pasur Kuvendi ndonjëherë.