Kampionati spanjoll

​Ndeshjet në La Liga zgjasin mesatarisht 53 minuta futboll efektiv

Me vetëm mesatarisht 53.5 minuta lojë efektive, La Liga e mban rekordin për më së paku lojë efektive gjatë ndeshjeve që zhvillohen në këtë ligë, në krahasim me top pesë ligat e tjera evropiane.

Çdo ndeshje zgjat 90 minuta kohë të rregullt, megjithatë në asnjë nga ligat evropiane nuk zhvillohen më shumë lojë efektive se 56 minuta për shkak të kohës së humbur gjatë zëvendësimeve, lëndimeve, etj.

Bundesliga gjermane është në krye të tabelës me gjithsej 55.7 minuta lojë efektive, e ndjekur nga Serie A me 55.6 minuta, Premierliga me 54.6 dhe Ligue 1 me vetëm 53.8 minuta.

Manchester City është skuadra me mesataren më të lartë të minutave të luajtur gjatë ndeshjeve të këtij sezoni me 39.17 minuta, ndërsa Barcelona (37.02) dhe Real Madridi (35.19) pozicionohen në vendin e katërt dhe të pestë.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Valencias, e përfundoi me rezultat 1-1, është ndeshja e vetme e La Ligës që hyn në top dhjetë ndeshjet me më së shumti minuta lojë efektive, ndërsa në vendin e parë pozicionohet ndeshja mes Newcastel dhe Burnleyt.

Getafe e mban rekordin më të keq nga të gjitha skuadrat spanjolle me vetëm 20.71 minuta lojë efektive.

Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit e ka shprehur shqetësimin për këtë dukuri gjatë sezoneve të fundit, duke propozuar që ndeshjet të mos përfundojnë derisa të bëhen 60 minuta lojë efektive, që do të llogariten nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.

Këtë sezon, përdorimi i Video Assistant Referee (VAR) e ka rritur kohën e minutave të humbura gjatë një ndeshjeje, duke e shtuar edhe më shumë listën e ndërhyrjeve të vazhdueshme dhe ndërprerjeve për lëndime.