LAJMI I FUNDIT

​Ndeshja me Udinesen mund të ketë qenë e fundit për Ronaldon në Juventus

Zhvillime të papritura raportohet nga mediat se po ndodhin në orët e mbrëmjes të së martës në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Pasi e nisi ndeshjen ndaj Udinezes nga banka e rezervistëve, Ronaldo thuhet se është duke bërë presion të madh te drejtuesit e Juventusit për t’u larguar nga klubi bardhezi.

Manchester City pritet të jetë skuadra e re e yllit portugez dhe gazeta franceze L’Equipe raporton se ai është në kontakte të vazhdueshme me lojtarët e tjerë të Portugalisë si Silva e Cancelo me të cilët po bisedon rreth një fluturimi drejtë Anglisë.

“Citizens” janë në kërkim të një sulmuesi qendror dhe kanë ofruar 150 milionë euro për shërbimet e yllit të Tottenhamit Harry Kane, por duke parë se ky operacion është vështirë i realizueshëm, Ronaldo mund të ishte një alternativë shumë më e lehtë dhe shumë më pak e kushtueshme.

Çmimi që Juventusi kërkon për Ronaldon raportohet të jetë rreth 30-40 milionë euro.