Futbollisti

​Muriqi vëzhgohet nga trajneri i Maqedonisë së Veriut

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski ka udhëtuar drejt Antalisë në Turqi.

Atje, ai po sheh nga afër fazën përgatitore të skuadrave maqedone që gjinden në bregdetin turk.

E selektori i Maqedonisë Veriore gjatë ditës së shumtë do të udhëton drejt Stambollit.

Aty nga afër do ta përcjellë sfidën Fenerbahce – Bashakshehir, ku pritet të jetë titullar edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Pikërisht ky i fundit do të jetë cak i Angellovskit, i cili do të sheh nga afar sulmuesin prizrenas para duelit të muajt mars në Ligën e Kombëve.

Tutje, trajneri në fjalë pas një dite do të jetë edhe në ndeshjen Shkëndija – Akademia Pandev e karakterit miqësor.

Kujtojmë, Maqedonia Veriore është kundërshtari i radhës i Kosovës në gjysmë finale të Ligës së Kombeve.