Finalja

​Mbyllet pjesa e parë, Villarreali në epërsi minimale ndaj Manchester Unitedit

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së madhe të Europa Ligës ku po ballafaqohen Villrreali dhe Manchester United.

Skuadra spanjolle ka shkuar në pushim me një epërsi minimale 1-0 me golin e realizuar nga Moreno në minutën e 29’ të ndeshjes.

Përndryshe, deri tek momenti i golit, ishte skuadra angleze që po e dominonte takimin duke e pasur posedimin e topit deri në 60 përqind.