Barcelona

​Mbyllet marrëveshja, Laporta godet fuqishëm në merkato

Sulmuesi i Manchester Cityt Sergio Aguero do të transferohet te Barcelona dhe tashmë raportohet se ka nënshkruar kontratë me gjigantin e La Ligas.

Aguero kalon te Barcelona si transfer me kosto zero dhe ka nënshkruar kintratë deri ne qershorin e vitit 2023 nga e cila do të përfitojë deri në 10 milionë euro në sezon.

Zyrtarizimi nga ana e Barcelonëa do të bëhet menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester Cityt dhe Chelseat, raporton gazetari Fabrizio Romano.

Transferi tjetër i Barçës pritet të jetë sulmuesi Memphis Depay, po ashtu me kosto zero dhe ai tashmë thuhet se e ka njoftuar agjentin e tij se dëshiron të kalojë në “Camo Nou”.