Pandemia

​Mali i Zi pa raste të reja me COVID-19 për disa ditë me radhë

Në Mal të Zi, për disa ditë me radhë, nuk ka asnjë të regjistruar të infektuar nga koronavirusi.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 176 mostra të tjera u analizuan deri pasdite, mes të cilave nuk pati raste të reja të infeksionit.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë nuk ka ndryshuar dhe arrin në 324, dhe numri i të shëruarve është 307.

Aktualisht, sipas informacionit zyrtar, janë tetë pacientë që po trajtohen me COVID-19.