Podgoricë

​Mali i Zi konfirmon nëntë vdekje dhe 275 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit, nëntë pacientë të vdekur dhe 275 të infektuar të ri me koronavirus u raportuan në Malin e Zi.

1.220 mostra u testuan për virusin e ri korona, ndërsa 288 pacientë u shëruan.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga pasojat e virusit korona që nga fillimi i epidemisë në Malin e Zi është 666 nga fillimi i qershorit dhe 675 nga fillimi i vitit.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Mal të Zi është 9,087, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me virusin korona është 46.969.