Ylli suedez

​Luajti vetëm 5 minuta, por shikoni veprimin e Ibras para hyrjes në fushë VIDEO

Milani arkëtoi tre pikë shumë të rëndësishme në rrugën drejt titullit kampion në këtë sezon duke e mposhtur Torinon me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “San Siro”.

Por ky nuk ishte lajmi i vetëm i mirë për trajnerin Stefano Pioli. Në skuadrën e tij u rikthye nga lëndimi pas më shumë se një muaji sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviq.

Por, përkundër se ishte i lënduar rëndë, shtatlarti suedez tregoi shenja të fuqishme se po rikthehet edhe më i fortë.

39 vjeçari u inkuadrua në fushe në pesë minutat e fundit të ndeshjes, por ai mori vëmendjen e të gjithëve kur po bëhej gati të futej në fushë. Nxemjet që po i bënte Ibra ishin krejtësisht të veçanta.

Në fakt, ishte një anëtar i stafit të Milanit afër tij i cili “po shfrytëzohej” si një test për ngritjen e këmbës së Ibrahimoviq sa më lartë.

Për më shumë, ndiqeni videon e këtij momenti: