Jose Mourinho

​“Lojtarët e Man Unitedit nuk po luajnë mirë për ta shkarkuar Mourinhon”

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, Paul Ince, ka thënë se lojtarët e “Djajve të kuq” janë duke tentuar ta largojnë Mourinhon nga pozita e trajnerit përmes performancave të tyre të dobëta këtë sezon.

Manchester Unitedi nuk e ka filluar sezonin e ri në mënyrën më të mirë dhe tani nuk kanë arritur të fitojnë në katër ndeshjet e fundit. Për më tepër, ata tani renditën në pozitën e dhjetë në tabelën e Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Në media është raportuar se Mourinho nuk ka marrëdhënie shumë të mira me lojtarët e tij, veçanërisht me yllin francez, Paul Pogban. Në një video të publikuar nga Sky Sports News shihen qartazi Mourinho dhe Pogba duke u fjalosur.

Për shkak të këtyre rezultateve, pozita e portugezit në Manchester United mund të jetë në rrezik, dhe si zëvendësues i mundshëm i tij konsiderohet ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

“Zemërohem kur mendoj se lojtarët e Manchester Unitedit janë duke zgjedhur kur duanë të performojnë mirë e kur jo për klubin e tyre. Çdo lojtar duhet ishte duke tentuar me dëshirë për të fituar, edhe nëse në fund nuk i arrijnë rezultatet e kërkuara”, ka thënë Ince.

“Nuk ka arsyetim për mungesë të vullnetit. Ata janë futbollist profesionist, me paga astronomike, dhe po luajnë për njërin prej klubeve më të mëdha. Nuk më pëlqen që atyre nuk po u pengojnë këto performanca”.

“Mua më duket se ata nuk janë të interesuar të luajnë për Jose Mourinhon më. Unë jam i zhgënjyer që lojtarët po ia lënë me qejf Mourinhos fajin. Ata duhet ta pranojnë se edhe ata janë përgjegjës për mënyrën se si po luajnë”.

“Ata po ia lënë fajin Mourinhos, përkundër faktit se po performojnë keq çdo javë, dhe kjo gjë po i funksionon. Disa lojtarë dëshirojnë që Manchester Unitedi të humbasë për të pasur më shumë presion mbi Mourinhon për t’u shkarkuar”.