Policia e Kosovës

​Lajmi i fundit: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Pejë

Policia ka arrestuar G.K i cili dyshohet për vrasjen në Pejë që ndodhi të martën.

Të dyshuarit i është gjetur një pistoletë me dy karikatorë dhe 7 copë fishekë e të njëjtat i janë sekuestruar.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe se rasti po vazhdon të hetohet.

“Rr. Xhin Gazuli, Pejë 18.05.2021-15:39. Lidhur me rastin me datën 19.05.2021 rreth orës 20:15 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte privuar nga jeta viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari, njësiti policor ka sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë dhe 7 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Vrasja ndodhi mesditën e 18 majit në një lokal në qytetin e Pejës, përkatësisht në rrugën “Xhin Gazulli”.