Kosovë-Maqedoni

​Kurti zhvillon bisedë telefonike edhe me Spasovskin, Covid-19 tema kryesore

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Qeverisë në detyrë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.

Gjatë bisedës, theks i veçantë iu dha situatës me COVID-19 në vendet respektive dhe masave që Qeveritë e dy vendeve kanë ndërmarrë në luftimin dhe menaxhimin e përhapjes së virusit Corona.

Ata gjithashtu folën për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën për bashkëpunim konstruktiv në arritjen e qëllimeve të përbashkëta rajonale.

Në fund, Kryeministri në detyrë Kurti dhe Kryeministri i Qeverisë në detyrë të Maqedonisë së Veriut, Spasovski u pajtuan që të vazhdojnë dhe mirëmbajnë komunikimin institucional ashtu sikurse edhe bashkëpunimin ndërshtetëror.