​Kosova pa shikues në ndeshjet e shkurtit në basketboll

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Përballja e parë e Kosovës do të jetë kundër Luksemburgut më 18 shkurt, dhe e fundit për Grupin B do të jetë kundër Kombëtares së Sllovakisë, përcjell KosovaPress.

Takimet zhvillohen me fillim nga ora 19:00, pa shikues për shkak të pandemisë Covid-19, siç ka kërkuar FIBA që të respektohen rregullat e protokollit antiCOVID-19.

Nëse Kombëtarja e Kosovës arrin të fitojë në dy ndeshjet e ardhshme, atëherë do ta siguronte kualifikimin drejt fazës tjetër.

Më poshtë mund ta gjeni të bashkangjitur programin e plotë të xhiros së tretë në kuadër të para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023 në basketboll.

18 shkurt:

16:00 Sllovakia-Islanda

19:00 Kosova-Luksemburgu

20 shkurt:

16:00 Luksemburgu-Islanda

19:00 Kosova-Sllovakia