Kosovë

​Kosova në janar merr menaxhimin e hapësirës ajrore të ulët

Hapësira e ulët ajrore e territorit të Kosovës nga janari i vitit 2019, pritet të merret nën menaxhim të autoriteteve kosovare. Kurse, hapësira e lartë ajrore mbi 7 mijë metra edhe për 5 vite tjera do të vazhdojë të menaxhohet nga Hungaria.

Hapësira e ulët ajrore e territorit të Kosovës nga janari i vitit 2019, pritet të merret nën menaxhim të autoriteteve kosovare. Kurse, hapësira e lartë ajrore mbi 7 mijë metra edhe për 5 vite tjera do të vazhdojë të menaxhohet nga Hungaria.

Kështu ka deklaruar për KosovaPress, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili u shpreh se vendi ynë ndodhet para kësaj situate në mungesës së resurseve njerëzore.
Ai shton se në momentin kur Kosova është e gatshme për këtë detyrë, do e marrë mbi kompetencat e saj edhe hapësirën e lartë ajror.

Ministri Lekaj deklaroi se po presin vendimin nga NATO dhe vendimmarrësit tjerë për marrjen e përgjegjësive për hapësirën e ulët ajrore.

Sipas tij, kjo do ndikojë edhe në uljen e çmimeve të biletave në Aeroportin e Prishtinës, të cilat tani për tani janë ndër më të lartat në rajon.

Por krahas kësaj, menaxheri për planifikim të fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës”, Adem Jashari”, Driton Hyseni thotë se për uljen e çmimeve të biletave, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ”Adem Jashari”, ka në plan përmes programeve nxitëse të rrisë konkurrueshmërinë në mes kompanive ajrore që do operojnë në këtë aeroport.

Po ashtu, në planet strategjike për vitin 2019, menaxhmenti i aeroportit “Adem Jasharit”, ka paraparë mundësinë që kompania ajrore “WIZZ air”, përveç destinacioneve aktuale të shtoj edhe numrin e fluturimeve tjera, me fokus të veçantë për vendet skandinave.

Konkurrencën brenda kompanive ajrore në Aeroportin “Adem Jashari” nga 2019-ta, do do shtoj edhe stacionimi i një aeroplani të kompanie gjermane ”Germania”.

Hyseni shtoi se në vitin 2018, Aeroporti i Prishtinës u ka shërbyer 2.2 milionë pasagjerëve dhe ka realizuar 44 vajtje-ardhje brenda një dite.

Sipas tij, me këtë numër të fluturimeve aeroporti është në rrugë të mbarë të jetë një prej portave kryesore ajrore të rajonit.

Sipas tij, me investimet në infrastrukturën e navigimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do të mund të realizohen të gjitha fluturimet pa asnjë telashe edhe në rastet kur kushtet atmosferike nuk janë të mira.

Gjatë muaji dhjetor, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, në fillimin e muajit dhjetor ka shënuar rekord duke i shërbyer udhëtarit të 2 milionët brenda këtij viti.