Kosovë

​Kosova dhe Maqedonia thellojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, Arbër Ademi me të cilinj ka biseduar për bashkëpunimin në arsim mes dy vendeve.

Ministri Bytyqi theksoi se ka pasur një bashkëpunim të mirë në fushën e arsimit mes Kosovës dhe Maqedonisë, por tha se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tutje në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsim për të dyja vendet.

Ministrat Bytyqi dhe Ademi kanë folur edhe për proceset që janë duke u zhvilluar në të gjitha nivelet e arsimit dhe për planet që kanë të dy ministritë e Arsimit për ta përmirësuar cilësinë, në mënyrë që t’iu ofrohet fëmijëve dhe të rinjve një arsim sa më i avancuar.