Ylli kosovar

​Kololli në 11-shën e më mirëve në Zvicër

Përfaqësuesi i Kosovës, Benjamin Kololli është zgjedhur në formacionin e vitit në Superligën e Zvicrës falë paraqitjeve të tij brilante sezonin e kaluar.

Në një ceremoni të mbajtur mbrëmjen e sotme në Lucern, Kololli u votua në 11-shën më të mirë ligës elitare zvicerane, por jo edhe bashkëlojtari i tij në ekipin kombëtar të Kosovës dhe në Zurich, Hekuran Kryeziu.

Kryeziu ishte i nominuar për formacionin e vitit, por nuk ia doli t’i marrë numrin e mjaftueshëm e votave për të zënë një vend në mesin e 11 më të mirëve në formacion.

Ndërsa futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër u shpall Kevin Mbabu. Në 29 paraqitje sezonin e kaluar, Kololli i realizoi 10 gola dhe 6 asiste. Ndërsa, në 17 ndeshje për Zurichun deri tani këtë sezon, 26-vjeçari i ka shënuar 6 gola dhe 4 asiste.

Të kujtojmë se edhe te Kosova, Kololli ka pasur një paraqitje shumë të mirë dhe ka qenë njëri nga sulmuesit më ët rrezikshëm.