LAJMI I FUNDIT

​Kjo është situata dramatike në grupin B të Ligës së Kampionëve

Ashtu siç edhe ishte pritur që nga momenti i hedhjes se shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëvem Grupi B vazhdon të jetë jashtëzakonisht interesant kur ka mbetur vetëm edhe një rreth i ndeshjeve.

Fitorja e Milanit në udhëtim ndaj Atletico Madridit me rezultat minimal 1-0 të mërkurën ka bërë që situata në këtë grup të komplikohet tej mase dhe gjithçka do të qartësohet në ndeshjet e fundit të grupit.

Kualifikimin tutje nga ky grup e ka siguruar vetëm Liverpooli nga vendi i parë pasi ka mbledhur 15 pikë, por të tri skuadra tjera janë në luftë direkte për një vend që garanton vazhdimin e kësaj gare.

Porto është në vendin e dytë me pesë pikë dhe në ndeshjen e fundit ballafaqohet me Atletico Madridin, kurse Milani ballafaqohet me liderin e grupit Liverpoolin që nuk do të ketë ndonjë interesim për fitore në këtë takim.

Kjo është renditja e plotë në grupin B:

Liverpooli 15 pikë

Porto 5

Milani 4

Atletico Madridi 4