Skenderbeu lidere

​Kjo është renditja e klubeve të Kosovës dhe Shqipërisë në UEFA

Në renditjen e UEFA-s për 450 klubet më të mira në Evropë renditen edhe tri klube nga Kosova dhe tetë të tjera nga Shqipëria. Nga klubet kosovare renditjen më të mirë e ka Drita (372), ndërsa nga klubet shqiptare Skënderbeu (157).

Në mesin e 450 klubeve të renditura në listën përfundimtare të vitit 2018, të publikuar nga UEFA, janë Drita, Prishtina dhe Trepça ’89 nga Kosova, si dhe Skënderbeu, Kukësi, Partizani, Laçi, Luftëtari, Tirana, Teuta dhe Flamurtari nga Shqipëria.

Drita është klubi me renditjen më të mirë nga klubet kosovare. Ajo renditet në pozitën e 372-të, Prishtina e 402-ta, ndërsa Trepça ’89 e 447-ta.

Drita e ka arritur këtë sukses për shkak se arriti t’i fitojë dy ndeshjet e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve, kundër Santa Colomas dhe Lincoln Red Imps. Megjithatë, klubi gjilanas humbi në ndeshjen e playoffit kundër Malmos, e pastaj edhe ndeshjen për kualifikim në Evropa Ligë kundër Dudelanges.

Në anën tjetër, klubet nga Shqipëria kanë renditje shumë më të mirë, pasi që klubi me renditjen më të keqe nga Shqipëria, Flamurtari, është vetëm shtatë pozita më poshtë se klubi me renditjen më të mirë nga Kosova, Drita.

Renditjen më të mirë nga klubet e Shqipërisë e arriti Skënderbeu, i cili e zuri pozitën e 157-të nga gjithsej 450 klubet më të mira të Evropës. Klubi nga Korça nuk mori pjesë në gara evropiane këtë sezon, mirëpo sezonin e kaluar ishte kualifikuar në Evropa Ligë, ku garoi në kuadër të Grupit B.

Renditja e klubeve të tjera nga Shqipëria:

157 – Skënderbeu
213 – Kukësi
322 – Partizani
338 – Laçi
373 – Luftëtari
376 – Tirana
378 – Teuta