Incident pas fitores

​Khabibit mund t’i merret titulli i kampionit për shkak të përleshjes pas fitores ndaj McGregorit

Kryetari i UFC-së, Dana White, ka bërë të ditur se Khabib Nurmagomedovit mund t’i merret titulli i kampionet për peshat e lehta për shkak të përleshjes së rusit me ekipin e kundërshtarit, Conor McGregorit.
Meçi i arteve të përziera marciale “UFC 229” mes kampionit të peshave të lehta Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor në Las Vegas, përfundoi me një përleshje në tetëkëndësh, pas fitores së rusit në rundin e katërt, transmeton Gazeta Express.

Pasi McGregor ishte dorëzuar në rundin e katër, Khabibi e kishte kapërcyer kafazin dhe i ishte vërsulur ekipit të McGregorit duke e nisur kështu një përleshje të madhe. Për më tepër, McGregoi ishte grushtuar nga një person e ekipit të rusit.

“Nuk është 100 për qind e sigurt se ai nuk do ta humbasë titullin”, ka thënë White në një konferencë për shtyp pas meçit.

“Kjo vendoset nga Komisioni i Shtetit të Nevadas… Komisioni Atletik i Shtetit të Nevadas do të jetë i ashpër me Khabibin”.

“Guvernatori i Nevadas ishte këtu, ai u largua me vrap nda ndërtesa. Kjo gjë nuk është aspak e mirë, ai [Khabibi] është në telashë”.

Kryetari i UFC-së më vonë deklaroi se ka shumë gjasa që rusit t’i merret titulli i kampionet nëse ai suspendohet nga autoritetet e Nevadas.