Pensacola

​Katër të varrë në një bazë të ushtrisë amerikane

Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje tre persona në një bazë të ushtrisë amerikane në Pensacola të Floridës, përpara se të qëllohej për vdekje nga autoritetet ushtarake.

Zyra e sherifit lokal konfirmoi se edhe shtatë persona të tjerë u plagosën.

Marina amerikane nuk e ka bërë publik ende identitetin e viktimave, por mediat amerikane njoftojnë se sulmuesi ishte më prejardhje saudite.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti amerikan, Donald Trump, është informuar për të shtënat dhe se po e monitoron situatën.

Baza në Pensakola, sipas të dhënave të publikuara në faqen e saj të internetit, punëson më shumë se 16,000 ushtarakë dhe 7,400 pjesëtarë të stafit civil.

Ky është rasti i dytë i të shtënave fatale në bazat e ushtrisë amerikane, këtë javë.

Të mërkurën, një ushtar vrau dy punonjës në Pearl Harbor të Havajit.