Shenyang

​”Kamxhiku i zjarrtë” godet ndërtesën në Kinë VIDEO

Dhjetëra regjistrime u shfaqën në rrjetet sociale ku shihet një goditje e rrufesë së tmerrshme në qytetin kinez Shenyang.

Më 3 gusht, banorët e provincës Liaoning panë që një “kamxhik zjarri” goditi ndërtesën, pas së cilës shkëndija u përhap nëpër ajër dhe gati sa vuri zjarrin në tërë lagjen.

Vendasit e shqetësuar arritën të kapnin në aparat fotografik një moment që duket mjaft apokaliptik.

Për fat të mirë, sipas raportimeve, përveç dëmeve materiale, jeta e njerëzve nuk rrezikohet.