​ISIS-i

​ISIS-i, kërcënimi më i ri në Kabul

Evakuimet nga Afganistani të shtetasve të huaj dhe bashkëpunëtorëve afganë kanë ngecur pas paralajmërimeve për sulme nga struktura të lidhura me terroristët e Shtetit Islamik. Forcat amerikane thonë se janë në kërkim të rrugëve alternative pasi aeroporti është i rrezikuar.

Ushtria amerikane po përpiqet të gjejë rrugë më të sigurta për evakuimin nga aeroporti i Kabulit të shtetasve amerikanë, afganë dhe të huajve, pas kërcënimeve nga celula të ISIS-it.

Ambasada amerikane në Afganistan udhëzoi shtetasit e vet në fundjavë që të mos udhëtojnë vetë drejt aeroportit dhe të mos presin afër portave të tij pasi mund të jenë objekt sulmesh.

“Ka shumë mundësi që Shteti Islamik të sulmojë aeroportin,” i tha agjencisë “CNN” një burim nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, duke shtuar se edhe Talibani është në dijeni dhe po koordinohet me forcat amerikane.

Udhëzimi i Uashingtonit vjen në kohën kur vijon kaosi në Kabul prej frikës nga Talibani.