kryetari i LDK-së

​Isa Mustafa ngushëllon familjen e policit të vrarë në Istog

Me rastin e vrasjes së policit Izet Demaj sot në Istog, kryetari i LDK-së Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjes Demaj dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Sot morëm një lajm të hidhur se në Istog, u vra në krye të detyrës Izet Demaj, polic i Republikës së Kosovës. Izeti u vra në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës së Kosovës, u vra njeriu për idealet për të cilat luftoi edhe atëherë kur ishte më së rëndi. Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të bashkëpunojnë ngushtë për të parandaluar rrezikimin e jetës së qytetarëve dhe pronës së tyre dhe të mos lejojmë që Kosova të shndërrohet në strehimore të kriminelëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.