Mund Fiorentinëm

​Interi kalon tutje në Kupën e Italisë, do të ballafaqohet me Milanin

Interi ka siguruar një vitore të vonshme kundër Fioretinës për të kaluar tutje në Kupën e Italisë me rezultat 2-1.

“Neroazzurrët” kaluan në epërsi në minutën e 40’ të ndeshjes kur Arturo Vidal realizoi nga penalltia.

Skuadra e Cesare Prandellit barazoi rezultatin në minutën e 57’ përmes golit të Kouame dhe me këtë rezultat përfunduan 90 minutat e rregullta të lojës.

Në vazhdime u zhvillua një lojë shumë e hapur, por ishte Romelu Lukaku ai i cili ia siguroi Interit kualifikimin tutje në miniutën e 119’ duke realizuar me kokë pas një krosimi fantastik të Nicolo Barellas.

Kundërshtari i radhës i Interit do të jetë rivali lokal Milani.