Kryeministri

​Hoti: Në javën e ardhshme do të votohet ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike do të kalojë javën tjetër.

Hoti këto deklarime i ka bërë gjatë vizitës në Suharekë në kuadër të shënimit të Javës së Biznesit Kosovar 2020.

Gjendja është e rëndë po do të iu qëndrojmë afër bizneseve. Vitin  ardhshëm kemi paraparë buxhet 182 milion euro edhe me ndihëm e partnerëve ndërkombëtar. Ligjin për rimëkëmbje ekonomike do ta kalojmë javën tjetër”, tha Hoti.

Hoti ka folur edhe për masat e reja të paralajmëruara, ku tha se të dielën do të bëhet vlerësimi i efektit të masave të ndërmarra më herët.

“Tash e kemi vendosur një protokoll, masat i vlerësojmë të dielën çfarë efekti kanë pasur. Do t’i vlerësojmë, jemi duke i përfillur udhëzimet e nevojshme. Do të fokusohemi në zbatimin e masave. Dhe kemi punuar shumë, janë furnizuar spitalet me barna. Unë besoj se do të mbërrijmë një konsensus të gjerë dhe ligji i prek të gjitha familjet pa përjashtim. Jam plotësisht i hapur për të pranuar rekomandime”, tha Hoti.