Avdullah Hoti

​Hoti: 82 përqind e shpenzimeve mbulohen nga të hyrat jo të rregullta

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se buxheti i paraparë nuk është aspak në përputhje me nevojat e qytetarëve.

Sipas tij, në vitin 2019, 82 përqind e shpenzimeve mbulohen nga të hyrat buxhetore dhe kjo nënkupton varshmëri të buxhetit nga të hyrat jo të rregullta.

Ai ka shtuar se ndarja e buxhetit për komuna shkon në baza  partiake. Duke përmendur kështu që AAK shpenzon më së shumti në komunat, ku udhëhiqen nga kryetarët që vijnë nga kjo parti.

Ka përmendur edhe punësimin e personave në zyrën e kryeministrit, ku sipas tij nuk është e ditur se çfarë do të bëjnë ata 32 persona të cilët do të punësohen