Sulmuesi

​Hazard: Për ta fituar Topin e Artë duhet të transferohem në Spanjë

Ylli belg i Chelseat, Eden Hazard, ka thënë se për ta fituar një çmim si “Topi i Artë”, ai duhet të transferohet në Spanjë dhe për këtë arsye ai është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit.

Mesfushori i Chelseat kishte thënë edhe gjatë turneut të Kupës së Botës se tani kishte ardhur koha për të zbuluar diçka të re, pasi spekulohej se ai dëshironte t’i bashkohej skuadrës së Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Hazardit i kanë mbetur edhe dy vite në kontratën e tij aktuale me Chelsean dhe gjatë kësaj jave është raportuar se belgu nuk ta vazhdojë kontratën e tij me Chelsean deri në fund të këtij viti, pasi që është duke pritur ndonjë sinjal nga “Los Blancos”.

10 fituesit e fundit të Topit të Artë kanë qenë duke luajtur për klube spanjolle, dhe kur u pyet nëse ai duhet të transferohet atje për t’u konsideruar më i miri në botë, ai u përgjigj duke thënë: ‘Për këtë arsye dua të shkoj, ndoshta”.

Megjithatë, kur u pyet nëse do të pranonte të largohej nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit, Hazardi u përgjigj duke thënë vetëm: “Jo”.

Në fillim të kësaj jave, Hazard e kishte vënë në dyshim të ardhmen e tij duke zbuluar se e ka të vështirë të zgjedhë mes një kontrate të re në Chelsea dhe transferimit në klubin e ëndrrave të tij, Real Madrid.

“Real Madridi është klubi më i mirë në botë. Nuk dua të gënjej sot. Ka qenë ëndrra ime që kur isha fëmijë. Unë ëndërroja për këtë klub. Do ta shohim, nuk dua të flas për këtë çdo ditë”, kishte thënë Hazard.

“Nuk kam kohë sepse do të flasim për të ardhmen time së shpejti. Kur ke një ëndërr, dëshiron ta realizosh atë. Është ashtu siç kam thënë edhe shumë herë më parë” Nëse largohem, do të jem i lumtur; nëse qëndroj, do të jem i lumtur”.