Robin Krasniqi

​Haxhi Robin Krasniqi i kthehet boksit, do të ndeshet për herë të dytë kundër Dominic Boesel

Kampioni aktual në boks i kategorisë WBA dhe i peshave të lehta IBO Haxhi Robin Krasniqi do të rikthehet në skenën e boksit, ku do të përballet kundër gjermanit Dominic Boesel.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë mes Krasniqit dhe Boesel, ku në takimin e parë boksieri kosovar me pasaportë gjermane kishte nokautuar Boesel në raundin e tretë, përcjell KosovaPress.

Përballja mes Krasniqit dhe Bosel do të zhvillohet më nëntë tetor në “Getec Arena” të Magdeburg të Gjermanisë.

Krasniqi ka një rekord më të mirë fitoresh se Boesel, duke regjistruar 51 fitore dhe gjashtë humbje në 57 ndeshje, krahas 31 fitoreve dhe dy humbjeve të Boesel, që në karrierë ka zhvilluar 33 ndeshje.

Videon e nokautit të Haxhi Krasniqit në përballjen e parë kundër Boesel e gjeni më poshtë.