kryetari i AAK-së

​Haradinaj: Numri i qytetarëve me simptoma helmimi nuk është në rritje, situata është nën kontroll

Gjendja pas helmimit në Decan është nën kontroll. Kështu së paku ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një statusi në Facebook, ka falënderuar të gjitha institucionet që ofruan ndihmë për të normalizuar situatën.

Haradinaj ka thënë se numri i qytetarëve me simptoma helmimi nuk është në rritje dhe situata është nën kontroll.

Ky është statusi i tij i plotë:

Falënderim për të gjithë ata që janë të angazhuar në menaxhimin e krizës në Deçan, pas helmimit masiv të qytetarëve atje.

Veçanërisht, falënderim për kryetarin e komunës z.Bashkim Ramosaj, Shtabin Emergjent, personelin mjekësor dhe teknik, ushtarët e Kosovës, ushtarët e KFOR-it nga kontigjenti amerikan dhe italian, Policinë e Kosovës, Bashkësinë Islame, bizneset, organizatat humanitare dhe qytetarët e vullnetit të mirë që kanë ndihmuar në forma të ndryshme.

Fatmirësisht numri i qytetarëve me simptoma helmimi nuk është në rritje dhe situata është nën kontroll.

Uroj shëndet të plotë për të gjithë qytetarët dhe uroj që të mos kemi më fatkeqësi të tilla!

RH