Kryeministri

​Haradinaj: Një etapë e re shpresëdhënëse për fuqizimin e sportit në Kosovë

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi pas votimit të Ligjit për tatim mbi të ardhurat në Korporata se tashmë fillon një etapë e re shpresëdhënëse për fuqizimin e sportit në Kosovë.

Shefi i ekzekutivit kosovar e përgëzoi Kuvendin që me votën e tij tha se e fuqizoi sportin dhe i jep krah sukseseve kulmore të sportistëve tanë, të cilët po ecin gjurmëve të Majlinda Kelmendit, duke e ngritur lartë imazhin e vendit.

“Votimi i Ligjit për tatim mbi të ardhurat në Korporata, i cili e kompleton dhe e mundëson implementimin e Ligjit për Sponsorizim, u jep mundësi bizneseve që të investojnë jo vetëm në rritjen e kapitalit të tyre, por edhe në kultivimin e vlerave në sport, që ngrisin talentët e rinj në përmasa ndërkombëtare”, tha Haradinaj.

loading...