Gjakovë

​Haradinaj në Gjakovë: Një qeveri e votuar nesër e përshpejton rimëkëmbjen ekonomike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, po vlerëson se, qeveria e votuar nesër e përshpejton shpëtimin ekonomik të vendit, derisa theksoi se një qeveri e cila nuk e ka mandatin nga parlamenti, e dobëson ekonominë.

Derisa foli për ekonominë e vendit, ai bëri të ditur se urgjenca kryesore e tyre është shpëtimi ekonomikë.

“Pandemia ka shkaktuar pasoja shumë të mëdha për ekonominë e vendit, shumë më shumë se sa statistikat po thonë. Shpëtimi i ekonomisë tonë sot është beteja e parë urgjente, jemi në urgjencë. Një qeveri e votuar nesër e përshpejton shpëtimin ekonomik të vendit, një qeveri që nuk e ka mandatin nga parlamenti, që nuk mund të harton ligje e të merr vendime, vetëm sa e vazhdon agoninë e gjithanshme në vend dhe dobësimin ekonomik të vendit, për këtë arsye e Aleanca nuk ka hezituar me i dhanë përkrahje votimit të një qeverie të re në vend dhe e pret me gëzim nesër votimin, që të filloj koha dhe ora e shpëtimit ekonomik të vendit. Edhe njëherë ju sigurojë se urgjenca kryesore e jona është shpëtimi ekonomik”, deklaroi Haradinaj.

Këto komente i pari i Aleancës, i ka bërë nga qyteti i Gjakovës, ku ka qëndruar për të kremtuar 20 vjetorin e kësaj partie.

Ai në Gjakovë u pritë nga kryetari i kësaj komune dhe struktura të AAK-së

Kryetari i Komunës se Gjakovës, Ardian Gjini, i cili tha se AAK ka bërë punë të mëdha në Gjakovë.

“Aleanca në Gjakovë, për këto 20 vite, prej vitit 2007 i ka fitua të gjitha zgjedhjet, vetëm një palë për kryetar komune i kemi humb pahiri dhe kjo ka ndodh për shkak të punës së aktivistëve me vite”, tha Gjini.

Haradinaj vizitoi edhe, stadiumin, parkun e Gjakovës dhe fabrikën Comodita për të parë nga afër punimet që po bëhen aty.