​Haradinaj këmbëngulë: Taksa 100 përqind mbetet në fuqi derisa Serbia ta njoh Kosovën

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka ritheksuar se taksa 100 përqind do të mbetet në fuqi derisa të ketë njohje nga Serbia.

Këto komente kryeministri i bëri gjatë një vizite që pati në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Kryeministri duke theksuar se ky vit do të jetë vit i ekonomisë, ka thënë se do të krijohen kushte për investime.

Përveç kësaj, ai ka folur edhe për drejtorin e ri të AKP Valon Tolaj, i cili ka qenë nga radhët e AAK-së, për të cilin tha se e ka pasur koleg në parti dhe kërkon punë në AKP.