Scarlett Johansson

​‘Hakerët ma shkatërruan jetën’

Aktorja e famshme amerikane Scarlett Johansson kritikoi ashpër hakerët për abuzimin e karakterit të saj në faqet pornografike.

Shtatë vjet më parë, policia arrestoi një person i cili më vonë u akuzua në gjykatën e SHBA-së për botimin e fotografive nudo të Scarlett dhe disa njerëz të tjerë nga bota e filmit, pas së cilës shpërthyen skandale të shumta.Megjithatë, aktorja e famshme paralajmëron se sot kërcënimi më i madh janë të ashtuquajturat “Deepfakes” që përdorin karaktere të njerëzve të famshëm duke përdorur aplikacione të ndryshme.

“Mendoj se është një kërkim i kotë, kryesisht për shkak se interneti është një vrimë e madhe e errësirës. Çdo vend ka rregullat e veta ligjore kur është fjala për përdorimin e fotove të dikujt tjetër. Për fat të keq, unë kam qenë një viktimë e këtyre abuzimeve shumë herë “, tha aktorja, transmeton KosovaPress.

Scarlett thotë se interneti po mbingarkohet sot dhe se është çështje kohe përpara se secili individ të luftojë me abuzimin me informacionin privat, fotot, videot dhe përmbajtjet e tjera që janë bërë virale.