Robert Koch

​Gjermani, sinjale për fillimin e valës së dytë të COVID-19?

Shkalla e riprodhimit të pandemisë koronavirus në Gjermani mbeti sot mbi pragun kritik prej një për qind me një vlerë të vlerësuar prej 1.07, pasi dje ishte 1.13 për qind, njoftoi Instituti për Shëndetin Publik dhe Kontrollin e Sëmundjeve Robert Koch.

Shkalla e riprodhimit tregon që mesatarisht 100 të infektuar infektojnë 107 persona të tjerë, që do të thotë se numri i infeksioneve të reja po përshpejtohet përsëri, gjë që mund të jetë një sinjal për fillimin e valës së dytë të pandemisë në ekonominë më të madhe evropiane, transmeton Reuters.