Gjendet i vdekur futbollisti i Lokomotivës
Futbollisti i ekipit nga Rusia Lokomotiva Alexey Lomakin është gjetur i vdekur, ka njoftuar ekipi rus.
“Jemi shokuar për shkak të tragjedisë detajet e së cilës po hetohen. Ngushëllime familjes dhe miqve”, thuhet në komunikatën e Lokomotivës.
Lajmi për zhdukjen e Lomakin është lajmëruar më 30 nëntor. Nëna e tij ka lajmëruar në Policisë se ai ka shkuar në stërvitje dhe që nga ajo ditë nuk ka pasur kontakt me të.
Lomakin ka qenë duke u shëruar nga lëndimet që kishte marr muajin e kaluar.