Gjenden bomba dhe mjete shpërthyese në disa shtëpi në Gjakovë
Policia raporton se në rrugën “Sadik Stavileci” në Gjakovë është ndaluar një veturë ku gjendeshin disa të dyshuar.
Gjatë kontrollimit dhe legjitimimit në xhaketën e vozitësit është gjetur dhe konfiskuar një granatë dore.
Me vendimin e prokurorit, janë kontrolluar-bastisur shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast janë dorëzuar 3 granata dore, tri siguresa incizuese dhe një pistoletë me gaz.
Mjetet shpërthyese, granatat e dorës, janë konfiskuar nga njësiti përkatës i Policisë së Kosovës.
Dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes.