Claas Relotius

​Gazetari gënjeshtar kthen çmimet e fituara

Gazetari gjerman Claas Relotius ktheu katër çmime të gazetarisë pasi revista gjermane Spiegel zbuloi se ai shpiku faktet në një numër artikujsh, njoftoi sot Shoqata Gjermane e Shtypit.

CNN gjithashtu i mori Relotius dy çmime për gazetar të vitit që ai mori për punën në revistën zvicerane “Reportagen”, tha një zëdhënës i CNN, raporton Reuters.

Të tre çmimet që Relotius i ktheu janë për artikujt e botuar në “Spigel”, ndërsa i katërti ishte për një shkrim të botuar në “Reportagain”, transmeton KosovaPress.

Spiegel njoftoi dje se ka pushuar nga puna gazetarin e vlerësuar me çmime Class Relotius pasi mësoi se ai kishte falsifikuar dhe fabrikuar fakte në shumë shkrime gjatë viteve të fundit.

Disa prej 60 shkrimeve që Relotius ka botuar që nga viti 2011 janë të sakta, por të tjerat janë “plotësisht fiktivë apo të stolisur” me citate të manipuluara ose në ndonjë mënyrë tjetër, njoftoi Spigel.

Spigel deklaroi se Relotius pranoi se kishte shpikur pjesët në të paktën 14 artikuj, njofton AP.