mbledhje

​Gani Sylaj tërë jetën ia ka kushtuar bashkimit kombëtar

Nën patronatin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi sot në Prishtinë është mbajtur një mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Gani Sylaj.

Me këtë rast, u tha se Gani Sylaj është njëri ndër veprimtarët që ka punuar për idealin e Kosovës.Ndërsa presidenti Hashim Thaçi duke përmendur veprimtarinë e Gani Sylajt tha se ai në çdo fazë të veprimtarisë së tij i ka bashkuar njerëzit dhe ka kontribuar për idealin e Kosovën. “Ganiu ishte njeriu i lëvizjes kombëtare që mendonte sa për Prishtinën, aq për Preshevën, Shkupin, Ulqinin mendonte për bashkim kombëtar. Ganiu ishte prej të parëve që e ndihmoi edhe komandantin Adem Jasharin”, tha presidenti. Ndërkaq, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se e gjithë komuna që ai drejton dhe të gjithë qytetarët janë krenar për veprimtarinë e Ganiut.

Njëri prej veprimtarëve, Mehmet Hajrizi shprehu gjithë kontributin për Kosovën të veprimtarit Gani Sylaj, ku tha se ai do të kujtohet ndër breza. Përfaqësuesi i të burgosurve politik, Hydajet Hyseni tha se kontributi dhe sakrifica e Ganiu ka qenë shumë e rëndësishëm për Kosovën. Ndërkaq në emër të familjes të pranishmit i ka falënderuar djali i të ndjerit Atdhe Sylaj. Gani Sylaj ka ndërruar jetë sot në mëngjes në moshën 67 vjeçare.

Ai do të varroset në orën 19:00 në fshatin e tij të lindjes në Kishnarekë.